
Papa Françesku ankohet për rënien e numrit të lindjeve në Itali
26 dhjetor 2021
| 16:03
Papa Françesku është ankuar për rënien e numrit të lindjeve në Itali të dielën, duke shtuar se kjo paraqet një kërcënim për të ardhmen e vendit.
Zyra e Kombëtare e Statistikave në Itali ka bërë të ditur se lindjet për këtë vit kanë shënuar nivelin e tyre më të ulët që nga viti 1861, kjo shifër është duke rënë vazhdimisht për 12 vjet me radhë.
“Shifrat demografike janë një shqetësim i vërtetë, të paktën këtu në Itali”, tha Papa në fjalimin e tij javor përpara Bazilikës së Shën Pjetrit.
“Duket se shumë njerëz kanë humbur dëshirën për të pasur fëmijë. Shumë çifte preferojnë të mbeten pa fëmijë ose të kenë vetëm një fëmijë. Është një tragjedi, që bie ndesh me familjet tona, vendin tonë dhe të ardhmen tonë”, ka thënë Papa, shkruan Reuters.