Papa Françesku bën thirrje për dialog në Gadishullin Korean

08 janar 2018 | 14:31

Papa Françesku u ka bërë thirrje të gjitha kombeve të mbështesin dialogun për uljen e tensioneve në Gadishullin Korean dhe të punojnë për një ndalim ligjor për armët bërthamore, raporton “Reuters”.

Në një fjalim vjetor për diplomatët, i cili tashmë njihet si adresimi i tij për “Shtetet e Botës”, Papa ka ripërsëritur thirrjen e tij për një “status quo” për Jerusalemin, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për ta njohur këtë qytet si kryeqytet të Izraelit.

“Është me rëndësi parësore të mbështesim çdo përpjekje për dialogun në Gadishullin Korean në mënyrë që të krijohen mënyra për të tejkaluar konfliktet, për të rritur besimin e përbashkët dhe sigurimin për një të ardhme paqësore për popullin korean dhe gjithë botën”, ka thënë ai.

Ai i ka bërë këto komente drejt diplomatëve një ditë para se Koreja Veriore dhe ajo Jugore pritet të diskutojnë pjesëmarrjen e Koresë Veriore në Lojërat Olimpike Dimërore.

Më herët gjatë këtij muaji, lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se ka të gatshëm butonin bërthamor, derisa presidenti amerikan Trump ka thënë se butoni i tij është më i madh dhe më i fuqishëm.

Për këtë arsye Papa ka bërë thirrje për ndalimin e këtyre armëve. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti metalurgjik “Trepça”, që prej tetëmbëdhjetë (18) vitesh operon i…