Papa Françesku bën thirrje për paqe mes ‘Pashkëve të luftës’

17 prill 2022 | 16:18

Papa Françesku tha se bota po shënon një “Pashkë lufte”, duke bërë thirrje për paqe në Ukrainë, e cila tha se është zvarritur në një “luftë mizore dhe të pakuptimtë”.

“Ne kemi parë shumë gjak, shumë dhunë. Zemrat tona gjithashtu janë mbushur me frikë dhe ankth”, tha Papa teksa jepte bekimin e tij vjetor të Pashkëve “Urbi et Orbi”.

“U bëftë paqe për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, e sprovuar kaq rëndë nga dhuna dhe shkatërrimi i luftës mizore dhe të pakuptimtë në të cilën u tërhoq zvarrë. Në këtë natë të tmerrshme vuajtjeje dhe vdekjeje, mund të shfaqet së shpejti një agim i ri shprese! Le të të ketë një vendim për paqen, le t’i jepet fund përkuljes së muskujve teksa njerëzit vuajnë”, tha Papa Françesku nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit pas Meshës së Pashkëve.

Rreth 100,000 njerëz morën pjesë në Meshën e Pashkëve të Papës në Sheshin e Shën Pjetrit dhe zonat përreth, sipas zyrës së shtypit të Vatikanit.

Mes tyre ishin disa politikanë ukrainas, duke përfshirë Ivan Fedorov, kryebashkiak i zgjedhur i qytetit të pushtuar ukrainas të Melitopolit, i cili u arrestua nga forcat ruse muajin e kaluar dhe u akuzua për vepra terrorizmi, raporton BBC.

“Unë mbaj në zemrën time të gjitha viktimat e shumta ukrainase, miliona refugjatë dhe persona të zhvendosur brenda vendit, familjet e ndara, të moshuarit e lënë për vete, jetët e thyera dhe qytetet e rrafshuara me tokë. Unë shoh fytyrat e fëmijëve jetimë që ikin nga lufta”, u shpreh tutje Papa Françesku.

Papa theksoi gjithashtu aktet e bamirësisë mes “dhimbjes së luftës”, si “dyert e hapura të të gjitha atyre familjeve dhe komuniteteve që po mirëpresin emigrantët dhe refugjatët në të gjithë Evropën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërcënimi me vrasje për ish-prokurorin Dick Marty, nga shërbimi sekret…