
Papa Françesku mund të japë dorëheqjen
Problemet shëndetësore të Papa Franceskut mund të çojnë në dorëheqjen e tij e dhënien e fundit të Papat të Bergoglios nisur me 13 mars 2013, po me një dorëheqje, atë të Papa Benedikti i XVI.
E përditshmja italiane “Libero” ka dhënë lajmin se Papa Francesku po përgatitet të jap dorëheqjen brenda dhjetorit të 2021.
Media italiane zbardh zëra jo të konfermuar se Ati i Shenjtë është në përgatitje të një konklave speciale për të zgjedhur zëvendësuesin e tij.
Dorëheqja e Papës lidhet me problemet shëndetësore e operacionin kirurgjik të pak javëve më parë.
“Në 17 dhjetor të këtij viti Ati i Shenjtë mbush 85 vjec, në të njëjtën moshë kur Papa Ratzinger dha dorëheqjen”, shkruan Libero duke kujtuar se në të njëjtën moshë dha dorëhqjen dhe Papa i Nderi Ratzinger, duke u tërhequr ne një jetë private e studimore, raporton Ora News. “Në Vatikan gjithnjë e më shpesh flitet për një konlave të re e Papa Francesco ka shprehur dëshirën e tij për të hequr dorë”, shkruan e përditshmja “Libero”, raporton Ora News.
Media italian nënvizon se dorëheqja nuk lidhet me moshën e thyer se sa me problemet shëndetësore që Papa Francesku po kalon së fundmi.
“Operacioni i kryer më 4 korrik në spitalin Gemelli të Romës, ndryshe sa është deklaruar publikisht se ka qënë i pa programuar, askush në Vatikan nuk kishte informacion.
Ky lajm që ka gjetur të papritur besimtarët italianë e përgjithsisht të gjithë opinionin publik, ushqehet nga portali “Il Sismogrago”, mjaft pranë Vatikanit e Papa Bergoglios.
“Gjëndja shëndetësore e Papa Franceskut, u shfaq serioze e degjeneruese, shkruan “Il Sismografo”, e komunikatat mbi gjëndjen e tij shëndetësore nuk janë firmosur asnjëherë nga mjekët që e kuruan por vetëm nga Zyra e Shtypit të Vatikanit.
Drejtori i “Il Sismografo”, Luis Badilla informon se Papa Francesku po përgatit një ligj që rregullon dorëheqjen e Papëve me një limit moshe 85 vjec.
“Papa Francesku është sëmurë por nuk do të lë papatin e tij për shëndetin”, thotë Badilla, raporton Ora News.
Mediat italiane zbardhin se Papa Francesku ka kufizuar shumë aktivitetin e tij. Në axhendën e punës është programuar udhëtimi i radhës në Budapest e më pas në Sllovaki, që fizikisht janë majft impenjuese e që ndoshta do të kërkojnë reduktimin e programit të parashikuar.
Pas këtij lajmi “bomb”, deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim o përgënjeshtrim nga Zyra e Shtypit e Vatikanit.