Papa Françesku përfundon vizitën historike në Irak

08 mars 2021 | 10:49

Papa Françesku ka përfunduar më 8 mars vizitën e tij historike në Irak.

Presidenti irakian, Barham Salih e ka shoqëruar 84-vjeçarin me tepih të kuq në aeroportin e Bagdadit.

Përgjatë vizitës, të parën ndonjëherë të Papës në Irak, ai ka qenë në katër qytete irakiane, duke përfshirë Mosulin, ish-qendrën e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Ai u ka thënë irakianëve se “paqja është më e fuqishme sesa lufta”, dhe se Iraku do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Lideri i botës së krishterë ka realizuar një bisedë edhe me klerikun mysliman shiit, Ayatollah Ali al-Sistani.

Ekspertët e shëndetit publik kanë thënë se shqetësohen që turmat e mëdha të njerëzve mund të ndikojnë në përhapje të koronavirusit, në shtetin që po përballet rëndë me pandeminë.

Papa dhe pjesëtarët e delegacionit të tij janë vaksinuar kundër koronavirusit, por jo edhe shumica e irakianëve.

Iraku po përballet me një tjetër valë të koronavirusit, të nxitur nga varianti i ri i virusit që është raportuar fillimisht në Britani.

Në total 13,500 persona kanë vdekur me koronavirus në Irak, derisa numri i të infektuarve arrin në 720 000, raporton “Rel”.

Iraku konsiderohet shtet që përballet me menaxhim të dobët dhe korrupsion kronik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertë të ekonomisë, përfaqësues të bizneseve vendore dhe ndërkombëtare, Safet…