Papa Françesku shtrohet në spital

29 mars 2023 | 22:30

Papa Francesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi mësohet se së fundmi ai është shtruar sërish në spital.

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, ka bërë me dije se, Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli për disa kontrolle të planifikuara më parë.

Siç shihet thuhet nga komunikata, Papa Françesku, mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.

Sipas mediave italiane stafi më i afërt me Papën, përfshirë sistemin e sigurisë, është mobilizuar për të kaluar natën në spitalin universitar.

Përveç një interviste që Papa kishte caktuar në Vatikan pasditen e sotme, nga ky moment janë anuluar edhe seancat dëgjimore të tij, të planifikuara për nesër dhe pasnesër, në mënyrë që kontrollet të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Në ditët e kaluara papa Françesku ka rënkuar vështirësi frymëmarrje dhe këtë pasdite ka shkuar në Poliklinikën “Gemelli” për disa kontrolle mjekësore.

Rezultati i këtyre kontrolleve ka nxjerrë në pah një infeksion në frymëmarrje (përjashtohet infeksioni nga Covid 19) që ka nevojë për disa ditë terapi mjekësore në spital.

Papa Françesku është i prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh falënderimin e tij për afërsinë dhe lutjen.”

Njoftim i Sallës së shtypit të Vatikanit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Kjo ishte thirrja e parë e lëshuar në…