RIKUJTESË PËR THIRRJEN NË GJILAN

29 mars 2023 | 22:27

Ismet Sylejmani

Kjo ishte thirrja e parë e lëshuar në popull, për evenimentin më të madh kombëtar, pas rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Gjilan dhe parakalimit historik të UÇK-së në Prishtinë!

Në vazhdim e keni THIRRJEN e lëshuar para 23 viteve!

KËSHILLI ORGANIZATIV I SUBJEKTEVE POLITIKE DHE JOPOLITIKE TË GJILANIT LËSHON:

T H I R R J E

POPULL SHQIPTAR!

Më 31.03.2000 në Gjilan në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, nê ora 11.00, mbahet manifestim i madh gjithëpopullor për nder, të nëntëmbëdhjetëvjetorit të demonstratave të pranverës së lavdishme: të vitit 1981.

Në manifestim janë ftuar: Nëna AJSHE, Rifat JASHARI dhe të githa familjet e dëshmorëve, Dr. Bernar KUSHNER, Dr. Gjeneral Kraus RAJNHARD, Ambasadori Dane EVERTS, Shefi i Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, Christopher DELL, Gjeneralbrigade Ricardo SANÇEZ, Ivo SHANS, Bob SIMONS, Inge Mai LONGFIST, Kolonel SNOW, Adem DEMAÇI, Hashim THAÇI, GJeneralkolonel Agim GEKU, Jakup KRASNIQI, Akademik Rexhep QOSJA, Dr. Ibrahim Rugova, Emrush XHEMAJLI, Hydajet HYSENI, Ali AHMETI, Sherif KONJUFCA, Afrim MORINA, Hysen IBRA, Mehmet HAJRIZI, Bajam KOSUMI, Rame BUJA, Rexhep SELIMI, Kadri VESELI, Azem SYLA, Dr. Muhamet MEHMETI, Veton SURROI, Ali LAJCI, Merxhan AVDYLI, Muhamet MAVRAJ, Bujar DUGOLLI, Driton LAJCI, Sabit GASHI, Dr. Zenel KELMENDI, Dr. Hajrullah GORANI, Gjergi DEDAJ, Kaqusha JASHARI, Luljeta PULA, Dr. Pajazit NUSHI, Gjeneralnënkolonel Sulejman SELIMI,Gjeneralnënkolonel Ramush HARADINAJ, Gjeneralmajor Shaban SHALA, Gjeneralmajor Sami LUSHTAKU, Gjeneralmajor Gëzim OSTRENI, Gjeneralmajor Salih VESELI, Gjeneralmajor Rahman RAMA, Gjeneralmajor Rrustem MUSTAFA, ish-Komandanti i ZONËS së UÇK-së Gjeneralmajor Shukri BUJA, Kolonel Afmet ISUFI, Kolonel Bashkim JAHARI Kolonel Xhabir ZHARKU, Ahmet QERIQI, Berat LUZHA, Basri MUSMURATI, Shukrie REXHA, Emin KRASNIQI, Shpetim GOLEMI, Abdullah PRAPASHTICA, Shemsl SYLA, Shaqir SHAQIRI, Jonuz MUSLIU, Sadik ADEMI, HaliL SELIMI Shefket MUSLIU, Tahir DALIPl e shumë të tjerë.

Dëshmori i Kombit Abdullah Tahiri, studenti i cili më 11 Mars 1981 në Menzen e studentëve në Prishtinë i pari përmbysi tabakun me ushqim dhe kështu revoltën e studenteve e shndërroi në demonstratë të fuqishme të cilën e udhëhoqi drejtë qendrës së Prishtinës, me çka filloi Epopeja e Lavdishme e PRANVERËS STUDENTORE ‘81, duke qëndruar në ballë të tyre edhe më 26 Mars dhe 1 e 2 Prill 1981.

Në Gilan me vendim të subjkteve politike dhe jo politike,për nder të 11 dhe 26 marsit, 1 dhe 2 prillit, në fabrika dhe vende të tjera nuk punohet, në shkolia fillore dhe të mesme nuk mbahet mësim.

POPULL SHIPTAR!

Në këtë përvjetor nuk do të përleshemi me forcat usntarako-policore serbe, nuk do të na djegin sytë nga gazi lotë-sjelles, por do të këndojmë e do të hedhim valle, do të gëzohemi e do festojmë ashtu siç na ka hije, prandaj të dëshmojmë kulturë e mirësjellje të nivelit të lartë, disciplinë e atmosferë vëllazërore, kështu do të plotësojmë një nga kërkesat e shumta që na i kanë vënë aleatët tanë të mëdhenjë: SHBA-të, Anglia dhe NATO.

Nëna dhe baballarë, motra dhe vëllezër, nxënës, studentë dhe punetorë, Gjilani ju pret krahë hapur, mbushini rrugët dhe rrugicat e qytetit!

Duke marrë pjesë në mënyrë masive, i dergojmë një përshëndetje të fuqishme Komandentit Legjendar të
USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS të të pavdekshmit ADEM JASHARIT!

Transporti për manifestues bëhet falas nga Organizata Transportuese KOSOVATRANSI Gjilan.
Në ora 9:00 do të bëhet nisja nga të gjitha qendrat për në Gjilan, ndërsa kthimi bëhet nga stacioni i autobusëve në ora 14:00

Kryetari i Këshillit Organizativ
Ismet Sylejmani

Gjilan, më 28 Mars 2000

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Kjo ishte thirrja që ishte lëshuar në popull…