Papa i bën ‘like’ fotos së modeles braziliane me të brendshme, shpërthen rrjeti

17 nëntor 2020 | 11:04

Së fundmi në mediat e huaja ka bërë bujë një lajm ku Papa Françesku i ka bërë ‘like’ në Instagram një modeleje braziliane, e cila reklamonte të pasmet bombastike nën veshjen provokuese si një vajzë shkolle.

Por kjo nuk ka shpëtuar pa u komentuar as nga vetë modelja, e cila së fundmi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Modelja 27-vjeçare Natalija Garibo, krahas fotos provokuese ka njoftuar ndjekësit se Papa Françesku i ka bërë like fotos së saj dhe tashmë ajo mund të shkojë në parajsë.

“Të paktën po shkoj në parajsë”- shkruan modelja. Megjithatë nuk është e qartë nëse ‘like’ nga llogaria në Instagram e peshkopit të Romës ishte aksidentale apo e qëllimshme.

Menjëherë pasi përdoruesit e mediave sociale krijuan një bujë rreth pëlqimit nga Papa Françesku, reagimi i kreut të Kishës Katolike nuk figuronte më në fotografinë e modeles braziliane.

FOTO/ Papa i bën ‘like’ fotos së modeles braziliane me

FOTO/ Papa i bën ‘like’ fotos së modeles braziliane me

FOTO/ Papa i bën ‘like’ fotos së modeles braziliane me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka dorëzuar propozimin…