Papa: Konflikti Izrael-Hamas ka kaluar në ‘terrorizëm’

22 nëntor 2023 | 13:00

Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti në mes të Izraelit dhe Hamasit, grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja, ka tejkaluar luftën edhe është bërë “terrorizëm”.

Ai i ka bërë këto komente pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që kanë familjarë në Rripin e Gazës.

Duke folur para audiencës së tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit pas takimeve në rezidencën e tij mëngjesin e së mërkurës, Françesku ka thënë se ka dëgjuar nga afër se si “të dy palët janë duke vuajtur” në këtë konflikt.

“Kjo është ajo çfarë shkaktojnë luftërat. Por, këtu ne i kemi tejkaluar luftërat. Kjo nuk është luftë. Ky është terrorizëm”, ka thënë Papa Françesku.

Ai ka bërë bërë thirrje për lutje në mënyrë që të dy palët nuk do “të vazhdonin me pasionet, të cilat, në fund, i vrasin të gjithë”.

Takimet dhe deklaratat e Françeskut vijnë disa orë pasi Qeveria e Izraelit dhe Hamasi janë pajtuar për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gaza, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

Izraeli e ka rrethuar Gazën dhe e ka bombarduar pareshtur prej se Hamasi ka kryer sulme në qytetet e Izraelit jugor, ku i vrau 1 200 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarët izraelitë.

Prej atëherë, më shumë se 13 000 palestinezë, rreth 40 për qind fëmijë, janë vrarë në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi  më i madh në vendin tonë, Sigal Prishtina sonte…