Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 shtator 2025 | 15:45

Më 14 shtator, Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin e lindjes.

Një ditëlindje e veçantë, që shënon jo vetëm moshën, por edhe stilin e tij të papatit, të ndërtuar mbi energji, diplomaci dhe thirrje të forta për paqe.

Urimet më prekëse erdhën nga fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik të Romës, të cilët i dërguan vizatime që përcillnin shpresë për paqe. Ky është mesazhi që Papa ka përcjellë që në ditën e parë në krye të Vatikanit, më 8 maj.

Pas dyerve të mbyllura, zhvillohen telefonata të shpeshta me liderë botërorë, të cilat Papa i ka përmendur vetë si pjesë të përpjekjeve për zgjidhje paqësore.

Në vetëm katër muaj, ai ka bërë thirrje të shumta për ndalimin e luftërave. Paralelisht, ai përpiqet të ndërtojë unitet brenda Kishës, duke u hapur si ndaj komunitetit LGBT, ashtu edhe ndaj konservatorëve.

Papa Leoni XIV ka lënë tashmë gjurmë të dukshme në Kishë dhe në politikën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim…