Plani i Trumpit për t’i ulur çmimet e barnave në ShBA: Rritja e tyre në vende të tjera

14 shtator 2025 | 10:09

Presidenti Amerikan Donald Trump dëshiron që prodhuesit e ilaçeve të ulin çmimet e tyre në SHBA – kështu që ai do t’i shtyjë ata të rrisin çmimet në vende të tjera për të kompensuar goditjen në fitimet e tyre , tha të premten Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick.

“Presidenti do të thotë se ju prodhuesit e barnave nuk mund të shisni këtu nëse nuk shisni atje me një çmim më të lartë. Mos u tregoni të gatshëm t’u shisni atyre me një çmim kaq të ulët”, tha Lutnick të premten në “The Axios Show”.

Komentet e Lutnick janë të fundit në një seri deklaratash nga administrata Trump që synojnë të bëjnë presion mbi kompanitë farmaceutike për të ulur çmimet e barnave për amerikanët.

Përpjekja kryesore e presidentit përqendrohet në bindjen e prodhuesve të ilaçeve që të ofrojnë të njëjtin çmim në SHBA siç ofrojnë në Evropë dhe vende të tjera simotra, të ashtuquajturin çmimin e “Kombit Më të Favorizuar”.

Trumpi ka thënë vazhdimisht se pacientët amerikanë po subvencionojnë homologët e tyre diku tjetër. Amerikanët paguan pothuajse tre herë më shumë për ilaçe sesa njerëzit në vende të krahasueshme në vitin 2022. /KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me pikëllim të thellë njoftohet se ka ndërruar jetë Sinan…