Papa: Marrëdhënia seksuale jashtë martese nuk është mëkati më i madh

08 dhjetor 2021 | 13:12

Papa Françesku, lideri i Kishës Katolike, ka thënë që seksi jashtë martesës nuk është “mëkati më serioz”.

Gjatë një sesioni me pyetje dhe përgjigje me gazetarët gjatë fluturimit nga Greqia për në Itali, Papa tha: “Mëkatet e lëkurës nuk janë më serioze.

Papa është shprehur se krenaria dhe urrejtja ishin “mëkatet më serioze”, raporton “Independent”.

Papa është pyetur  edhe për dorëheqjen e kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit, që dha dorëheqje pasi një magazinë franceze pretendoi se kishte pasur marrëdhënie intime me një grua.

“Peshkopët duhet të abstenojnë nga seksi. Të gjithë jemi mëkatarë. Kur thashethemet rriten e rriten dhe i prishin emrin e keq dikujt, ai s’mund të qeverisë më”, ka thënë Papa, duke komentuar ngjarjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 16 vitesh fitoresh dhe triumfesh, Marcelo do të largohet…