(PA)PËRGJEGJËSIA E NGËRÇIT DISFUNKSIONAL NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË KOSOVËS

04 dhjetor 2025 | 13:24

Shkruan: Bedri Halimi

Biblioteka kombëtare e Kosovës, qe sa ditë e ka bllokuar punën e botimit të librave, duke mos i pajisur botuesit me ISBN dhe Bar cod.
Ndoshta e kanë mbyllë bilancin e punës për vitin 2025.
Thonë se ka defekte në rrjet e se di çka.
Por defekti kryesor është në kokën e udhëheqjes së përgjegjësve të Ministrisë së Kulturës, e rrjedhimisht edhe vartësve të tyre në udhëheqjen e Bibliotekës Kombëtare.
Ka qe gati 3 vite që nuk u punon as rrjeti i njoftimeve të librve të botuar që gjenden në kuadër të Bibliotekës Kombëtare.
Para 3 vitesh u ka funksionuar.
Tani kanë thënë se duan ta përfeksionojnë.
Ta përfeksionojnë pra në atë mënyrë, që kanë dashur të ja vënë vetullat Bibliotekës.
Por qe 3 vite, duke dashur të ja vënë vetullat, ja kanë nxjerrur sytë.
Dhe askush nuk jep asnjë përgjegjësi.
Nëse për asgjë tjetër, ministri i kulturës Hajrullah Çeku, vetëm për këtë çështje do të meritonte që të merrte notën e dobët në qeverisjen e kësaj Ministrie.
Dhe rrjedhimisht një njeri me kaq mospërfillje, për Institucionin ku gjendet truri i librave të shkencës, artit, kulturës jo vetëm shqiptare në shtetin e Kosovës, nuk kishte se si të fitonte në zgjedhjet komunale.
Sido që të jetë, punët në Bibliotekën kombëtare tash për tash janë shndërruar në stilin: Lagu sot, e të rruaj në mot.
E Ministri i kulturës, merre me mend se si do të rruante, po ta merrte sërish briskun e rruesit të kulturës në dorë, kur as berber nuk është, dhe kur nuk e rruan as mjekrën e vet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamengo mundi Cearan me rezultat 1-0 në stadiumin Maracana dhe…