PAPËRGJEGJËSIA NDAJ FJALËS PUBLIKE

20 janar 2021 | 22:19

(Mërgata shqiptare nuk duhet parë si pjesë e ndarë, por si tërsi kombëtare e shtetndërtuese. Shqiptarët që punojnë në vende të ndryshme të botës nuk janë njerëz pa shtet dhe pa Atdhe. Ata quhen të huaj në vendet ku jetojnë e punojnë, por asesi nuk mund të quhen të « huaj » në Atdheun e tyre)

SHKRUAN: ISMET RASHITI

Tri vitet e fundit, kanë filluar të shtohen zërat antimërgatë. Fatkeqësisht kjo çështje ka arritur deri në atë shkallë sa të bëhet temë debati në mjetet tona të informimit publik. Kjo nuk ka asgjë të keqe nëse flitet e debatohet me kompetencë profesionale nga njohës të kësaj fushe mjaft komplekse, por gjithnjë në të mirë të shtetndërtimit dhe unifikimit mbarëkombëtar. E keqja është se për shqiptarët që punojnë jasht vendit po flitet e shkruhet pa kompetencë profesionale dhe për më tepër në mënyrë tendencioze, varsisht nga animet politike të disa« analistëve » diletant. Këta zëra sado që duken të pakët, paraqesin rrezik serioz për krijimin e vijave artificiale ndarëse në mes shqiptarëve. Dihet se shqiptarët në çdo periudhë historike, në rast nevoje kanë reaguar si komb, pa shikuar asnjëherë pikëpamjet politike, krahinore dhe fetare.
Në shtetet nërmale demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut të garantuara me ligj, mërgata trajtohet si pjesë e pandarë e vendit të origjinës. Madje, u krijohen mundësi reale të informimit, komunikimit dhe lidhjeve sa më të ngushta në të gjitha fushat e jetës. Në Kosovë, fatkeqësisht, pa të drejtë, po shtohen zërat antimërgatë, duke u trajtuar kjo pjesë e shoqërisë me vija të theksuara ndarëse dhe për më tepër si një « zorrë qorre ». Këto përpjekje të ulëta të disa « analistëve », nëse nuk kanë lidhje me qarqet shoviniste ruso-serbe, janë aq primitive sa ndoshta nuk ia vlenë të merret njeri ! Megjithatë, fakti që përpiqen të krijojnë opinione me pasoja afatgjata për qëllime meskine, na bënë që të mos heshtim plotësisht.
Është e ditur botërisht se mërgata shqiptare që nga shekulli XV-të deri në ditët e sotme ka marrë frymë me fatin e Atdheut. Ka jetuar, ka punuar dhe ka ëndrruar për një Shqipëri të lirë, të bashkuar të zhvilluar dhe evropiane. Shqiptarët që punojnë jasht Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, asnjëherë nuk e kanë parë vehten të ndarë nga trungu. Pavarësisht se mërgata trupin, degët, gjethet, i ka të shpërndara në vende të ndryshme të botës, rrënjët i ka të ngulitura thellë në Atdheun e saj. Sa herë që flasim apo shkruajmë për mërgatën, duhet të kujtojmë vargjet e poezisë së Ismail Kadaresë se « Ai që ka zbuluar shpejtësinë reaktive, larg atdheut duhet të ket qenë ndonjëherë». » ! Pra sa më larg atdheut dashuria është më e madhe, sa edhe friga nga asimilimi. Thënë ndryshe mërgata nuk duhet parë asnjëherë si pjesë e ndarë, por gjithnjë si tërsi e vendit dhe kombit shqiptar.
Në shekullin XXI fjala « diasporë » as që duhet të përmendet. Ndërsa fjalët « emigrant » apo « mërgatë » edhe sot e gjithë ditën po debatohen nga specialistë mëdhenjë të kësaj fushe. Nuk mund të flitet për një mërgatë sikur në kohën e Filip Shirokës, kur ka qenë dashtë mërgimtari të komunikoi me Atdheun përmes dallendysheve. Falë zhvillimit të teknologjisë dhe veqmas heqjes së kufinjëve e bariarave klasike në mes shteteve dhe hapjen e lëvizjes së lirë të njerzëve dhe mallërave, pothuaj se e ka humbër krejtësisht kuptimin fjala mërgatë. Njerzit lëvizin të lirë, punojnë të lirë në vende të ndryshme, por sigurisht që kanë një origjinë dhe një përkatësi kombëtare të cilën nuk mund të mohoet kurrë nga askush.
Në këtë rrafsh shqiptarët që punojnë në vende të ndryshme, jashtë trojeve etnike, asnjëherë nuk duhet konsideruar si diçka tjetër nga ata që jetojnë dhe punojnë brenda kufinjëve shtetëror.
Se janë pjesë e pandarë e shtetformimit dhe shtetndërtimit, tregojnë faktet : Të gjithë shqiptarët në mërgatë kanë të vetmin Atdhe, Kosovën apo Shqipërinë. Kanë prindërit, vëllezrit, motrat, nipat, mbesat, farefisin e tyre me të cilët janë të lidhur aq shumë ! Kanë pasurinë e tyre të trashiguar brez pas brezi, kanë varret e të parëve, kanë investimet, ndërtimet dhe ndihmat për ndërtimin e infrastrukturës në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat, ndriçimin e fshatrave, pastërtinë dhe mirëmbajtjen e varrezave sikurse çdo qytetar tjetër që jeton për çdo ditë në Kosovë. Nëse kësaj i shtohet edhe një milard euro në vit për bugjetin e Kosovës, pa përfshirë këtu shpenzimet milonëshe gjatë pushimeve vjetore, duhet të thuhet se mërgata në asnjë rast nuk duhet të përjashtohet dhe nuk duhet parë ndaras nga tërsia shtetërore e kombëtare e Kosovës. Këtu nuk dua të flas për meritat e mërgatës para dhe pas luftës në Kosovë, sepse tek e fundit askush nuk ka bërë gjë tepër, përveq asaj që ka qenë dashur t’a bëjë dhe që është kërkuar në kohët më të vështira. Çdo qytetar e ka kryer obligimin e tij moral, patriotik e shtetëror, pavarësisht vendit ku jeton dhe punonë.
Zërat e mekur që flasin për (mos)drejtën e votimit të mërgimtarëve, më e buta që mund t’ju thuhet, janë për keqardhje dhe se vërtetë po e bëjnë punën e djallit !
Debatet e veqanta lidhur me të drejtën elementare të votimit, nuk janë në të mirë të shtetëndërtimit të Kosovës dhe nëse analizohen drejtë, kanë prapavi të rrezikëshme të përqarjes kombëtare, e cila mund të na kushtoi shumë në periudhën afatgjate. Shqiptarët që punojnë dhe veprojnë jasht teritoreve etnike nuk janë pa atdhe. Ata quhen të huaj në vendet ku jetojnë e punojnë aktualisht, por nuk mund të quhen në asnjë mënyrë të « huaj » në Atdheun e tyre për të cilin kanë bërë, e po bëjnë aq shumë !

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë i Kosovës (AAK), njëherit kandidat…