
‘Papichulo’ rikthehet në Fushë Kosovë, vazhdon me volum të lartë të muzikës
Është rikthyer personazhi i famshëm “papi chulo”, i cili bënte hallakamë trafikun me vozitje të rrezikshme dhe me volum të lartë të muzikës.
Në një video që kanë publikuar “Vrojtuesit e lagjes”, shihet teksa është ndaluar në një parking në Fushë Kosovë duke lëshur muzikë më zë të lartë.
Refki Hajzeri me BMW-në e gjelbërt ishte arrestuar në fund të muajit mars për ngasje të rrezikshme.
Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë i figurojnë 225 gjoba.
Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti.
Por, disa ditë më vonë me 5 prill ai është liruar nga paraburgimi.
“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së, me datë 01.04.2023 gjyqtarja e procedurës paraprake të kësaj gjykate, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, si e pabazuar, andaj i pandehuri R.H është liruar menjëherë nga ndalim”, thuhet në njoftim.
https://www.tiktok.com/@vrojtuesitelagjes/video/7226831374102121734?embed_source=%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=gazeta10.com%2Fpapi-chulo-rikthehet-ne-fushe-kosove-vazhdon-me-volum-te-larte-te-muzikes%2F&referer_video_id=7226831374102121734