Nëna heroinë që dogji veten pasi i varrosi djemtë që iu vranë në Mejë

28 prill 2023 | 00:49

Pritja katërvjeçare iu shndërrua në agoni shekullore nënës Pashkë nga Korenica e Gjakovës.

Prej vitit 1999 deri në 2003-ën ajo jetoi me një fije shprese se dy djemtë e saj, Gjovalin e Milan Marku, të zhdukur nga masakra e Mejës, do t’i ktheheshin të gjallë në shtëpi.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi dy vëllezërit iu kthyen familjes vetëm në eshtra nga Batajnica e Serbisë, njofton Klan Kosova.

Këtë fakt nuk e përpiu nëna e tyre Pashkë Krasniqi Markaj, që posa e kreu të pamën e dy djemve vendosi ta djegë veten me benzinë, pak metra larg shtëpisë.

E ëma mezi u gjet pas dy ditësh të kërkimeve, derisa duket që vendin ku i dha fund jetës e kishte menduar mirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Madrid ndodh përleshje e madhe fizike mes basketbollistëve të…