Paqueta largohet nga Milani, transferohet në Lyon

30 shtator 2020 | 11:43

Lucas Paqueta largohet nga Milani pas një viti e gjysmë, ku pritshmëritë për të ishin të mëdha.

Braziliani ka vendosur të largohet nga skuadra italiane teksa do të kalojë te Lyoni në Francë. Sipas “Sky Sport” së fundmi mesfushori ka përshëndetur shokët e tij në Milanelo dhe është larguar.

Detajet për kalimin e tij te Lyoni nuk janë bërë ende të ditura teksa nuk dihet nëse kalon në huazim me të drejtë blerje për 18 milionë euro, siç ishte propozimi i parë i francezëve, apo në huazim me detyrim blerje për 22 milionë euro, siç ishte kërkesa e Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Bedri Islami Mjaft njerëz, edhe nga ata që në…