‘Para çdo raundi të ri të dialogut, Serbia duhet ta shprehë zotimin se do ta njohë Kosovën’

03 dhjetor 2018 | 23:30

Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Milazim Krasniqi, ka thënë se para çdo raundi të bisedimeve, Serbia duhet ta shprehë zotimin se do ta njohë Kosovën si shtet në fund të dialogut.

“Mashtrimi serb me ‘kompromiset e reja’ mund të shndërrohet në mashtrim të madh për Kosovën, si mashtrimi me Planin e Ahtisarit. Ai plan u hartua më shumë kompromise ndaj serbëve, duke llogaritur se Serbia do ta pranonte atë plan, ashtu që Kosova të pranohej në OKB. Serbia pasi që i siguroi favoret për serbët, e refuzoi Planin e Ahtisarit. Privilegjet e mëdha që siguruan serbët, atyre u mbetën, ndërsa Kosova u bllokua. Njësoj mund të ndodhë edhe me ‘kompromiset e reja’, nëse hyhet në negociata të reja sipas skemës serbe dhe hipokrizisë së BE-së. Prandaj para çdo rundi të ri të negociatave, Serbia do të duhej ta shprehte zotimin për njohjen e Kosovës, në fund të procesit. Ndryshe e tëra do të jetë sërish vetëm mashtrim. Mbajtja e taksës 100% është aduti i duhur”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se komisioneri Johannes…