Para Kampionatit Evropian, UEFA paralajmëron të gjithë tifozët – këto janë kufizimet në stadiume

27 prill 2024 | 19:53

Para Kampionatit Evropian “Euro 2024” janë bërë të ditura rregullat që duhet ndjekur në stadiumet gjermane.

UEFA ka paralajmëruar të gjithë tifozët, duke publikuar edhe listën e sendeve dhe produkteve që nuk do të lejohen në stadium.

Përveç atyre që ndalohen në të gjithë botën, si sende të forta apo mjete pirotektike, lista nga autoritetet e sigurisë gjermane është zgjeruar.

Kështu, nuk do lejohet, asnjë lloj cigare, qofshin edhe ato elektrike apo me avull. Po ashtu, tifozët nuk mund të marrin me vete në tribunë asnjë lloj ushqimi, përfshirë edhe frutat.

UEFA paralajmëron se ata që shkelin rregullat do të përjashtohen edhe nëse kanë bileta për ndeshjet e tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona synon t’i qaset tregut në mënyrë bindëse këtë verë,…