Paralajmërime për rritje të spiunazhit rus

10 korrik 2023 | 08:21

Që nga fillimi i luftës së agresore ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022, Gjermania është pozicionuar duke furnizuar armë, municion dhe pajisje forcat e armatosura të Ukrainës si dhe duke trajnuar anëtarët këtyre forcave të armatosura në Gjermani.

Për këtë arsye Gjermania është bërë edhe më tepër objekt i spinazhit rus dhe po depërtohet edhe më intensivisht nga shërbimet sekrete ruse, thuhet në raportin vjetor të , i cili i është dërguar parlamentit (Bundestag) dhe i është vënë në dispozicion edhe Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa.

Shtim personeli

Për detyrat e veta Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka shtuar personelin. Sipas raportit, Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka që nga janari i vitit 2023 1.917 të punësuar. Për krahasim në vitin 2022 kishte 1.824 të punësuar, kurse në vitin 2021, 1.632.

Për shkak të luftës agresore ruse në Ukrainë,”forcimi i shërbimit të kundërzbulimit dhe lufta kundër spiunazhit dhe sabotazhit të mundshëm është më urgjente se kurrë më parë”, thuhet në raportin vjetor të Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak.

Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) është agjencia më e vogël e shërbimeve sekrete gjermane. Ai ka për detyrë të mbrojë forcat e armatosura nga spiunazhi, të mbrojë vendin kundër ekstremistëve dhe të verifikojë personat që punësohen në ushtari si ushtarakë apo punonjës civilë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është nga të rrallët politikan serb që e njeh pavarësinë…