Paralajmërohen masa të reja, Vitia mbledh krerët e institucioneve shëndetësore

17 gusht 2021 | 15:13

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ftuar sot në një takim krerët e institucioneve shëndetësore për të diskutuar rreth gjendjes pandemike në vend.

Në komunikatën për media të ministrisë është thënë se në këtë takim pritet të diskutohet edhe për vendosjen e masave të reja për parandalimin e përhapjes se pandemisë Covid-19

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19. Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, është thënë në komunikatën e MSH-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…