Në 24 orët e fundit janë dhënë 21 903 doza të vaksinës kundër Covidit

17 gusht 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas të dhënave të fundit të IKShPk-së, nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe pesë raste të vdekjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…