Rekord i zi: Pesë të vdekur dhe 1 765 të infektuar me Covid në Kosovë

17 gusht 2021 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar pesë raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.

Në total numri i rasteve aktive është 10.183.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot, Filatelia e Postës së Kosovës, lëshon në qarkullim…