Paralajmërohen temperatura ekstreme në SHBA

01 gusht 2020 | 18:56

Meteorologët në SHBA parashikojnë një gusht ekstremisht të nxehtë, që kërcënon vërtet amerikanët në këtë periudhë pandemie, duke nisur nga kjo fundjavë kryesisht në shtetet jug-perëndimore.

Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë paralajmëroi se temperaturat mund të arrijnë deri në 50 gradë, në shtete si Kalifornia, Utah, Arizona dhe Nevada, përfshirë edhe Las Vegas.

Temperaturat e larta do të përfshijnë të gjithë rajonin, ndërsa qytetarëve i është kërkuar që të respektojnë jo vetëm rregullat ndaj Covid-19, por edhe këshillat e ekspertëve për motin e nxehtë, ndaj duhet të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.

Termometri arriti në 46 gradë të premten në Feniks, Arizona dhe Kaliforni në atë që Shërbimi Kombëtar Meteorologjik e cilësoi si vapë të rrallë, të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studimi, i publikuar nga Lancet, ka analizuar të dhënat nga…