Parandalohet kontrabanda e cigareve në Han të Elezit

13 prill 2024 | 14:51

Njësitet e Doganës në kuadër të pikës kontrolluese kufitare në Hani të Elezit, kanë arritur të parandalojnë tentim kontrabandimin e cigareve.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se rreth orës 09:00 në Han të Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll dhe gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit.

Vlera e kësaj sasie është rreth 3000 mijë euro.

Dogana bën të ditur se mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura Android dhe Ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën patronatin e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, do të…