Parandalohet kontrabandimi i substancave narkotike përmes dërgesave postare

16 gusht 2023 | 14:18

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare qe vinte nga shtetet e huaja.

Gjatë kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganorë kanë dyshuar në përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje.

Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar për marihuanë.

Dogana ka njoftuar se konform procedurave për mallra te ndaluara është njoftuar Policia e Kosovës – Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë.

Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një studim të ri nga Office Pulse, thuajse tre…