Paraqiten dy koalicione parazgjedhore në KQZ

12 janar 2021 | 16:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri më tani janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj ka thënë për gazetën “Epoka e re” se këto koalicione janë nga radhët e komuniteteve.

“Deri më tani janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve:  1. Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe 2. Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka deklaruar Elezaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zaimina Vasjari është padyshim një ndër personazhet më të dashur…