Paraqitja e padisë për gjenocid

01 prill 2023 | 15:48

Sadik Halitjaha

Nuk është problem procedural por askush deri më tani nuk e ka kompletuar padinë për gjenocid ndaj Serbisë. Neglizhenca apo lojaliteti ndaj Serbisë e ka bërë temë tabu padinë, akuzën për gjenocid!
Nuk ka nevojë sipas asaj që po proklamojnë këta sharlatanët tanë se po duhet një vend i tretë ta bëjë padinë në emër të Kosovës – Se pse ne nuk qenkemi anëtar në OKB – Pse nuk marrin shembuj nga shtetet joanëtare?!
Kosova që nga vendimi i GjND-së për të drejtën e Pavarësisë së Kosovës ka mundur që për herë të parë të marrë pjesë me vëzhguesit e saj në Gjykatën Ndërkombëtare, por Kosova as kërkesë nuk ka bërë për t’i deleguar një apo dy vëzhgues pranë kësaj gjykate!
Vëzhguesit tanë do të kishin të drejtë t’ia dorëzonin dosjen e gjenocidit komisionit të posaçëm për pranimin e ankesave dhe të padive pranë kësaj gjykate!
Ky komision do ta kishte protokolluar dhe në afat të caktuar si pas normave të kësaj gjykate do ta kishte dorëzuar në Kolegjin Gjyqësor!
Kjo gjykatë do ta kishte caktuar një panel gjyqësor që këtë lëndë ta procedojë për shqyrtim të mëtutjeshëm si dhe do ta kishte kthyer përgjigjen brenda 30 dite që padia është pranuar, e si e tillë është procesuar!
Kjo përgjigje do t’i kishte kaluar asamblesë së kësaj gjykate e cila do ta shqyrtonte dhe merrte verdiktin për këtë padi!
Fakte dhe prova kemi pasur boll dhe të shumta për gjenocid, që na ka shkaktuar Serbia. Por asnjëherë nuk patëm qeveritarë të devotshëm e shtetformues!
Askush nuk është marrë me grumbullimin e provave, e as fotografitë nuk i kanë ruajtur.
Edhe nëse privatisht e individualisht kanë provuar njerëzit të bëjnë padi dhe ia kanë dorëzuar UNMK-ut, këta miqtë e Serbisë i kanë asgjësuar e fshehur provat.
Pse Kosova në rrugë shtetërore nuk bëri asnjë hap?! Po të pyetej një shtet tjetër siç po pretendojnë, e kemi Shqipërinë dhe as për t’i përkthyer materialet nuk kemi pasur nevojë.
Të krijoheshin me kohë në vitin 2000 këshilla nëpër lagje, qytete e fshatra për grumbullimin e provave, dëshmitarët, protagonistët ishin të gjallë!
Çdo gjë ishte e freskët dhe evidente!
Po të ishin të përgatitura provat dhe faktet për padinë, atëherë padia do të kishte qenë e mundur të dorëzohet në çdo kohë.
Për ata që nuk dinë sikurse këta sharlatanët tanë që llomotitin është gjë normale, por pse nuk duan ta dinë dhe e bëjnë argatin e djallit. Kjo nuk iu falet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për një lajm…