Parashikimi i motit për ditën e sotme

05 dhjetor 2021 | 08:47

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu, përcjell Klankosova.tv.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, ndërkaq, java tjetër parashihet me kushte tjera meteorologjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO)…