Parashikimi i motit për javën e ardhshme

19 shtator 2021 | 11:26

Prishtina Weather ka njoftuar se java nis me mot të ngrohtë dhe me diell.

“Nga e marta rënie e temperaturave dhe vranësira.  Në pjesën e dytë të javës kthjellime me mëngjese mjaft të ftohta”, ka njoftuar Prishtina Weather.

“19.09.2021 – Java në vijim nis me mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell, duke mbajtur ende temperaturat verore.  E nga dita e martë dhe mërkurë me fillimin e stinës së vjeshtës, që këtë vit nis më 22 shtator, masa të ftohta ajrore depërtojnë nga Europa qendrore, që do të sjellin kushte tipike vjeshtore me vranësira dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Vende-vende priten mundësi edhe për riga shiu”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Nga dita e enjte më pas parashihet mot i kthjellët e me diell, nga e premtja më ngrohtë, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta.

“Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. 20.09 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. 21.09 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira.  Vende-vende mundësi për riga shiu. 22.09 – Ftohtë, kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu. 23.09 – Pas mëngjesit më të ftohtë, ditën kryesisht me diell. 24.09 – Kryesisht me diell”.

“Temperaturat minimale luhaten nga 9C deri 13C, të enjten e të premten mund të zbresin edhe deri në 5C e 6C.  Maksimalet të hënën në rritje deri në 25C, e deri ditën e mërkurë zbresin në 17C. Të hënën do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, e prej së martës kryesisht nga verilindja lehtë dhe mesatare 4-10m/s. Shtypja atmosferike në rënie ditën e hënë, e nga e marta shënon rritje”, ka njoftuar Prishtina Weather .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniele De Rossi është shumë pranë për tu rikthyer në…