Parashikimi i motit për të mërkurën

13 nëntor 2018 | 23:02

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, u ka…