Për shkak të ndotjes së ajrit, drejtori i shëndetit u kërkon qytetarëve të rrinë brenda

13 nëntor 2018 | 22:58

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të gjendjes alarmante të ajrit.

Duke u bazuar në monitoruesin e cilësisë së ajrit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, vërehet se gjendja e ajrit në Prishtinë është alarmante.

Cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 229ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër, njofton Klan Kosova.

“Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një fjalim në Parlamentin Europian, kancelarja gjermane, Angela Merkel…