Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

29 mars 2023 | 23:15

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

PW ka njoftuar se moti do të jetë stabil ditëve të ardhshme dhe me rritje e temperaturave.

“Në fundjavë ndryshueshëm, priten edhe rrebeshe shiu me bubullima”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Njoftimi i plotë:

29.03.2023 – Mot më stabil dhe më i ngrohtë parashihet në dy ditët e fundit të muajit mars, me intervale me diell dhe vransira kalimtare.
Në ditët e para të prillit, në fundjavë, parashihet ndryshim i situatës sinoptike, me zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima orëve të pasdites të ditës së shtunë, si dhe ditën e diel. Fillimi i javës së ardhshme sërish sjell përkeqësim të motit me rënie të temperaturave, me të reshura shiu kohëpaskohe ditën e hënë, e lokalisht edhe mjaft intenzive. Deri në mbrëmje, nëse temperaturat pësojnë rënie të theksuar, shiu mund të shndërrohet në reshje bore.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror, që çojnë indeksin shkurtimisht në vlera të dobëta.
30.03 – Intervale me diell dhe vransira kalimtare.
31.03 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell paradite, e më vonë pasdite vransirat shtohen, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmje.
1.04 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme e diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
2.04 – Vransira të ndryshueshme. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.
3.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, që vende-vende edhe mund të jenë më intenzive.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 17C e 18C, ato maksimale, ditën e premte. Mbesin të larta deri ditën e diel, e të hënën zbresin në 7C. Minimalet nga vlera negative, shënojnë rritje në 4C e 7C.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në veriore.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmanit, mund të mos i…