Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me mundësi që vende-vende të ketë riga lokale shiu, veçanërisht ditën e hënë.
Duke filluar nga dita e martë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar stabilizim gradual të kushteve atmosferike dhe rritje të ndjeshme të temperaturave ditore, kryesisht atyre të mesditës, të cilat do të afrohen me vlerat mesatare për mëngjeset e para të javës, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje termike e temperaturave maksimale.
Këto ndryshime meteorologjike do të kenë efekt pozitiv në aspektin agrometeorologjik. Reshjet e fundit, të shoqëruara me ngopje të tokës me lagështi, do të kontribuojnë në rimbushjen e rezervave ujore në shtresat e sipërme të tokës, çka është mjaft e rëndësishme për fidanët e mbjelljeve të vjeshtës dhe përgatitjen e tokës për mbjelljet e pranverës së hershme, transmeton Klankosova.tv.
Pas reshjeve, rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellor do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e proceseve fiziologjike të bimëve, përfshirë rritjen e sistemit rrënjor dhe akumulimin e lëndëve ushqyese.
Në përgjithësi, kushtet agrometeorologjike parashikohen të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore, si punimet e tokës, krasitjet, plehërimet bazë dhe kontrollin fitosanitar. Kombinimi i lagështisë së tokës dhe temperaturave të buta do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e gjendjes së mirë të kulturave bujqësore dhe nxitjen e rigjenerimit të kullotave natyrore.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 5-8 °C. Temperaturat maksimale: 10-13°C. Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.
E martë
Moti i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale: 2-4C. Temperaturat maksimale: 10-13°C. Era: nga veriperëndimi, 1–m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 0-2 °C. Temperaturat maksimale: 13-16°C. Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: -1-2°C. Temperaturat maksimale: 15-18°C. Era: nga juglindja, 1-3 m/s
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 2-5°C. Temperaturat maksimale: 16-19°C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.



