Parashikimi i motit për sot

12 nëntor 2019 | 10:36

Në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale parashihen të jenë 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e mërkurë, 13 nëntor), në Tiranë, në Pallatin e…