
Parashikimi i motit për sot
30 mars 2021
| 08:17
Në ditët e fundit të muajit mars dhe dy ditët e para të muajit prill, mbi vendin tonë do të mbretërojnë kushte më të qëndrueshme të motit, e do të ketë edhe vransira por edhe intervale me diell.
30.03 – Kryesisht me vransira, pasdite vransirat fillojnë të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.
Shtypja atmosferike fillimisht shënon rritje mbi vlera normale, e gradualisht gjatë javës pëson rënie.