Parashikimi i motit për sot dhe nesër

09 dhjetor 2023 | 09:08

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

IHK-ja njofton se sipas ecurive sinoptike deri në javën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar para false…