Parashikimi i motit për fundjavë

20 prill 2018 | 21:15

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për këtë vikend.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehë deri mesatare.

Në javën e ardhshme pritet të ketë reshje shiu por temperaturat do të jenë të larta, mbi vlerat e mesatareve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, mori pjesën…