Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

18 shkurt 16:07

Mot i ndryshueshëm Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK), njoftoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas parashikimit, në viset malore do të ketë vetëm reshje të borës. ”Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6  gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e  IHMK-së.

Sipas këtij njoftimi,  shtypja atmosferike, sipas parashikimeve do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. “Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi  deri 9m/s”, njofton më tutje IHMK-ja.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, gjatë organizimit të…