Parashikohet ngadalësim i kërkesës globale për naftë

12 qershor 2019 | 14:16

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm gjatë sesionit të sotëm, për shkak të parashikimeve për një kërkesë të dobët për naftë dhe rritjes së rezervave të naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar.

Këto të dhëna kanë eklipsuar pritshmërinë se OPEC-u dhe Rusia do të shtyjnë marrëveshjen për uljen e prodhimit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 60.6 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 51.7 dollarë për fuçi. Administrata për Informimin mbi Energjinë uli parashikimin për kërkesën globale për naftë, gjatë këtij viti. Agjencia e uli rritjen e kërkesës globale për naftë me 160 mijë fuçi në ditë, në totalin e 1.22 milionë fuçive.

Në anën tjetër, prodhimi në SHBA pritet të rritet në një mesatare prej 12.32 milionë fuçi në ditë, gjatë këtij viti. Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës rezervat u rritën me 4.9 milionë fuçi në ditë, gjatë javës që u mbyll më 7 qershor, në totalin e 482.8 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rënie me 481 mijë fuçi. Megjithatë, analistët po presin të dhënat zyrtare të Administratës për Informimin mbi Energjinë, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, shkruan “scantv”.

Përveç këtyre shqetësimeve, investitorët janë të fokusuar edhe te lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Gjithashtu, tregjet janë në pritje të takimit të OPEC dhe aleatëve të tjerë, të cilët takohen më 25 qershor në Vjenë. Por, Rusia ka kërkuar një shtyrje të datës, në 3 ose 4 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, kryesoi sot…