Paratë në Kosovë vijnë më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra

29 mars 2023 | 08:15

Referuar statistikave zyrtare nga BQK, 1.22 miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022.

Kjo shifër përbën rreth 69.4 milionë euro, apo 6% më shumë se në vitin 2021. Sipas një infografike nga “Instituti Gap”, Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili dërgohen më së shumti para, dhe në përqindje kjo përbën rreth 40%.

Po ashtu, kësaj të fundit i bashkohet edhe Zvicra, nga ku kanë ardhur 19% e remitencave.

Në anën tjetër, nga viti 2020 kur kishe filluar pandemia Covid-19, statistikat nga BQK tregojnë se vërehet një rritje e pranimit të parave përmes agjencive për transfere të mjeteve.

Rrjedhimisht ka pasur rënie të dërgesave përmes kanaleve jozyrtare, pra sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fortë goditi Italinë qendrore-jugore pak para mesnatës…