Parkingu nëntokësor te UP-ja do të përfundojë pas zgjedhjeve komunale

13 tetor 2020 | 14:34

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka prezantuar të martën në një konferencë për medie projektin e parkingut nëntokësor tek Universiteti i Prishtinës, për të cilin ai tha se po ofrojnë një zgjidhje për qendrën e qytetit.

Ai ka thënë se parkingu nëntokësor do të përfundojë pas zgjedhjeve komunale.

“Këtë projekt nuk po e bëjmë për fushatë, por po ia lëmë Prishtinës si diçka të bukur. Projekti nuk ka qenë ide e jona, por ka ekzistuar kaherë”, ka deklaruar Ahmeti derisa ka thënë se punimet janë vonuar për shkak se kishte kërkuar që drunjtë që ndodhen aty të ruhen.

“Nuk premtoj se të gjithë drunjtë do të ruhen, por po bëjmë përpjekje që shumica prej tyre të zhvendosen e pas përfundimit të projektit të kthehen sërish”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës ka bërë me dije se tashme gradualisht do të fillojnë që disa rrugë të qendrës t’i mbyllin.

Parkingu nëntokësor do të ketë 23 mijë metra katrorë hapësirë parkingu, dy kate nga 11 mijë e 500 metra katrorë, përafërsisht 700 vende të parkingut.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i “The Wanted”, Tom Parker ka njoftuar se ka…