Parlamenti Evropian ndan certifikata për nxënësit e Drenasit

27 janar 2021 | 14:29

Parlamenti Evropian ka ndarë certifikata për nxënësit e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, të cilët ishin pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkolla tjera të Bashkimit Evropian.

Këto certifikata të PE-së janë pranuar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili të mërkurën në sallë e Kuvendit Komunal ua dorëzoi nxënësve pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare, duke u shprehur krenar dhe mirënjohës për suksesin e gjimnazistëve. Bashkë me këto certifikata lëvdate për pjesëmarrjen e suksesshme të nxënësve të Drenasit, ata pranuan edhe flamurin e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur krenar me punën e nxënësve, duke u zotuar për përkrahje të vazhdueshme dhe ndarje të një burse për nxënësit pjesëmarrës në konferencën nga Euroscola në Parlamentin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi britanik i vaksinave kundër koronavirusit, AstraZeneca, refuzoi të marrë…