Parlamenti Evropian voton për masa disiplinore kundër Hungarisë

12 shtator 2018 | 15:32

Parlamenti Evropian ka votuar për aplikimin e masave disiplinore kundër Hungarisë, në lidhje me shkeljet e pretenduara të vlerave thelbësore të BE-së.

Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, është akuzuar për sulme ndaj medieve, pakicave dhe sundimit të ligjit, ndonëse të gjitha i ka mohuar.

Eurodeputetët e ka mbështetur votimin me 448 vota për dhe 197 kundër, raporton “Rel”.

Por, Hungaria do të përballet me masa disiplinore vetëm nëse ato miratohen edhe nga liderët kombëtarë.

Masat mund të përfshijnë pezullimin e Hungarisë nga e drejta për votë në Evropë.

Orban ka folur në Parlamentin Evropian të martën, duke mbrojtur vendin e tij dhe duke thënë se kërcënimet për censurë janë formë e “shantazhit” dhe fyerje ndaj Hungarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e…