Parlamentit Studentor kundër vendosjes së refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve
Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po kundërshton vendosjen e refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve.
Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor gjatë një konferencë për medie kanë lexuar një deklaratë ku theksuan se thënë se Qendra e Studentëve nuk mund të mëshiron institucionet, derisa ka shtuar se kjo është edhe në kundërshtim më statusin e QS-së.
“Gjëja e parë që duhet për të specifikuar sot dhe duhet për ta sqaruar, Parlamenti Studentor i mirëpret të gjithë refugjatët që strehohen në Kosovë, sepse jemi popull që e kemi të ndërthurur mikpritjen e miqve. Prej fillimit të javës së kaluar kur filluan të qarkullonin lajme se Qendra e Studentëve do të shndërrohet në një qendër strehimi për afganë, por dihet se në Kosovë ka vende të ndryshme për një gjë të tillë. Ideja e parë që u vije në mend institucioneve është Qendra e Studentëve, kjo qendër edhe për vetë nga emri tregon që është e studentëve dhe e themeluar për të vetmen arsye që t’u shërbejë atyre. Edhe pse studentët janë dëmtuar edhe gjatë pandemisë kur QS-ja u shndërrua në një qendër karantinimi, ajo sfidë ka kaluar. Tanimë Qendra e Studentëve nuk mund të bëhet një vend që mëshiron institucionet për t’i kryer obligimet që ata i kanë ndërmarr”, është thënë në deklaratën e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor kanë theksuar se nëse ky mesazh nuk ka asnjë efekt të institucionet e vendit, atëherë do të marrin masa për protesta.



