Guvernatori Mehmeti dhe ambasadori turk, diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

24 gusht 2021 | 15:41

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në këtë takim guvernatori Mehmeti e ka njoftuar ambasadorin turk me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid, në kohën kur vendi po përballet me një valë të re të pandemisë dhe me masat për frenimin e shpërndarjes së virusit.

Guvernatori Mehmeti e ka falënderuar  Turqinë për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës, përfshirë edhe sektorit financiar, përmes bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë dhe Autoritetin Rregullativ dhe Mbikëqyrës Bankar.

Nga ana tjetër ambasadori Sakar u shpreh i lumtur për bashkëpunimin mes të dyja vendeve, derisa ofroi mbështetje të mëtutjeshme për avancimin edhe më të madh të marrëdhënieve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se ministrja e…