Partia e Nenad Rashiqit mori 79 vota në Gjakovë
11 qershor 2026
| 13:14
Partia e Nenad Rashiqit, Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (Za Slobodu, Pravdu i Opstanak), në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka siguruar 79 vota në Komunën e Gjakovës.
Kjo mund të duket absurde, duke pasur parasysh se Gjakova ka shumicë dërrmuese shqiptare.

Edhe pse rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit fitoi një mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 7 qershorit, Lista Serbe e konteston legjitimitetin e tij politik, duke pretenduar se ai është siguruar nga votat e shqiptarëve.



