Partia e Orban largohet nga kristiandemokratët në PE-së

03 mars 2021 | 16:47

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka njoftuar largimin e deputetëve të partisë së tij, Fidesz nga konservatorët e grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane, PPE. Më parë PPE vendosi ndryshime në statut.

Vite me radhë i ashtuquajturi burri i fortë i Hungarisë, Viktor Orban u grind me familjen evropiane të kristiademokratëve, PPE.

Tani grupi parlamentar i Partive Popullore Evropiane, PPE ndryshoi rregulloret e statutit për të mundësuar pezullimin e partisë hungareze, Fidesz nga ky grup parlamentar.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban reagoi menjëherë. Në një letër të dërguar për kreun e grupit parlamentar kristiandemokrat në Parlamentin Europian, Manfred Weber, Orban bëri të ditur largimin e partisë së tij, Fidesz. 12 deputetë të partisë Fidesz largohen nga PPE. “Ju njoftoj me këtë, se deputetet e Parlamentit Europian të PPE i japin fund anëtarësisë në grupin parlamentar të PPE”, bëri të ditur Orban.

Vetëm pak para njoftimit grupi parlamentar kristiandemokrat i PPE kishte vendosur në një takim online me shumicën e nevojshme për ndryshimin e rregulloreve që mundësonin një pezullim të anëtarësisë së Fidesz në këtë grup parlamentar. Orban kishte kërcënuar të dielën me një letër tek Weber, se nëse ky ndryshim do të bëhej, atëherë ai do t’i tërhiqte deputetët e partisë së tij. Me këtë largim, Orban i parapriu procesit të pezullimit të anëtarësisë. Pas largimit të partisë Fidesz nga PPE mbeten si mundësi për këtë parti kalimi tek grupimi parlamentar nacional i djathtë, “Konservatorët Evropianë dhe Reformatorët” ose tek grupimi parlamentar edhe më djathtas në Parlamentin Evropian, grupimi “Identitet dhe demokraci”. Megjithatë grupi parlamentar kristiandemokrat, PPE mbetet më i fuqishmi në Parlamentin Evropian./DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 47 mijë vota të diasporës janë numëruar deri në…