Partia e Vuçiqit i fiton zgjedhjet në Beograd

04 mars 22:39

Udhëheqësi i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se subjekti i tij politik ka fituar më shumë se 45 për qind të votave në zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Beograd.

“Është shfaqur fytyra e vërtetë demokratike e vendit tonë, qytetarët kanë ardhur në zgjedhje në mënyrë paqësore dhe demokratike, pavarësisht nga presionet e shumta”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.  Edhe pse rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura nesër, ai ka theksuar se lista e SNS ka fituar më shumë se 45 për qind të votave në Beograd dhe se kjo është arritja e tyre më e mirë në kryeqytet deri më tani pasi kanë një shumicë absolute.

Vuçiq ka shtuar se fushata për zgjedhjet lokale në Serbi ishte ‘tmerrësisht e ndotur’ dhe se për këtë do të flas gjatë ditëve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Avdili, kandidati nga FDP, ka fituar në zgjedhjet që…