Partia FJALA zhvilloi fushatën në Rahovec

30 shtator 2019 | 18:32

Partia FJALA sot në Rahovec zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

Edhe në Rahovec sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.

Anëtari i kryesisë së Partisë FJALA, Avni Çakmaku tregoi se edhe sot nuk i kemi ftuar qytetarët në tubim në fushatë, por i kemi ftuar mediet dhe disa nga kandidatët e tyre.

“Arsyeja pse qytetarët nuk i kemi ftuar në tubim është se për 20 vjet pas luftës, qytetarët janë mashtruar, janë gënjyer dhe janë detyruar që emigrojnë drejt perëndimit pikërisht nga kjo klasë politike e deritanishme”, ka thënë Çakmaku, i cili ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga Rahoveci:
1. Prof. Sabahajdin Kollari – profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe,
2. Avdarmon Sharku – ekonomist,
3 .Musa Krasniqi – IT dhe Balkanolog
4. Kastriot Fetahu – ekonomist

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka…